Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me diplomatin rus që u shpall “NON grata” në vendin tonë për shkak të shkeljes së rregullave anticovid.

Ai tha se nuk kishte asnjë koment për këtë  dhe se ministria ka pasur arsyet e veta se përse e ka bërë sipas presidentit.

“Nuk kam asnjë koment, mendoj se ministria ka pasur arsyet e e veta”, tha Meta.

Kujtojmë se diplomati rus Alexez Krivosheev, për shkak të mosrespektimit të masave anti-Covid u shpall person Non grada në vendin tonë.

Kjo solli edhe reagim të ambasadës ruse ku thotë se ai nuk është paralajmëruar më parë nga ana e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë se ka shkelur masat antiCOVID. Gjithashtu ato i konsiderojnë akuzat të pavërteta dhe të sajuara dhe se ministria nuk ka sjellë prova për shkeljen e këtyre masave.

 

Top Channel