Trump jep fjalimin e lamtumirës dhe paralajmëron: Do rikthehemi në një mënyrë apo një tjetër. Ju duam!

20/01/2021 14:53

Presidenti Donald Trump dha fjalimin e lamtumirës si president i SHBA.

Ai tha se është shumë i lumtur për ato se çfarë administrata e këtij ka arritur duke përmendur edhe periudhën e pandemisë.

Kanë qenë katër vjet të pabesueshëm. Kemi arritur aq shumë së bashku”, tha presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Ajo që kemi bërë, ka qenë e mahnitshme me të gjitha standardet”, tha Trump, duke përmendur ndryshimet në ushtrinë amerikane, krijimin e vaksinës kundër koronavirusit e të tjera.

“Do të jem duke ju parë, do jem këtu gjithmonë për ju. I uroj administratës së re shumë sukses kanë potencialin të bëjnë shumë gjëra të mira , infrastruktura është gati.

Ju duam vërtet, do të kthehemi sërish në një formë tjetër me siguri. Dua të falënderoj kongresin, sepse në fakt në disa gjëra patëm bërë  një punë të mirë”, tha Trump.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel