Shpërthim i fuqishëm në Madrid, pamjet nga ndërtesat e shkatërruara (Fotot)

20/01/2021 16:21

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një ndërtesë në qendër të Madridit në Spanjë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 15:00 me kohën lokale në një apartament në lagjen Puerto de Toledo në qendër të Madridit. Sipas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, katet e sipërme të ndërtesës janë dëmtuar për shkak të shpërthimit.

Dëshmitarët okularë thonë se ka shumë njerëz të lënduar. Shumica e automjeteve të parkuara në rrugën përpara ndërtesës ku ndodhi shpërthimi janë dëmtuar. Siç raportohet, pranë ndërtesës kishte një shtëpi të moshuarish, shkollë dhe kishë. Mediat lokale thonë se shpërthimi mund të ketë ndodhur për shkak të një rrjedhjeje gazi.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel