Pastronin paratë e drogës me fajde/ Makina luksoze e biznese, sekuestrohen 5 mln euro pasuri e vëllezërve binjakë

20/01/2021 18:28
Foto ilustruese

Mbi 5 milionë euro pasuri që u përkasin dy vëllezërve binjakë të cilët pastronin paratë e drogës duke dhënë lekë me fajde janë sekuestruar.

Kjo është dosja e dytë nga Prokuroria e Tiranës që raportohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Vëllezërit Sokol Marku dhe E.Marku dyshohet se pastrojnë paratë e drogës duke dhënë para me fajde, ku sipas prokurorisë ata u kanë dhënë  personave V.Sh. dhe E.G..

Dy vëllezërve nga Mirdita, por me banim në Tiranë u janë sekuestruar  gjithsej 11 makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera.

E.Markut deri tani i janë sekuestruar makinë tip Chrysler, BMW, Ford, Porche. Ndërsa Sokol Markut i janë sekuestruar Audi dhe tre BMW.

Sokol Marku ka qenë i dënuar në vitin 2013 me 5 vite burg për veprën Penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” dhe  në vitin 2016 me një muaj burg për “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

Pjesë nga dosja e Prokurorisë së Tiranës:

Në Tiranë emër të shtetasit Sokol Marku dhe familjareve te tij figurojnë pasuritë e regjistruara si me poshtë :

ZK 8370 volumi 26, faqe 154, njësi me sipërfaqe 53.6 m2.
ZK 8340 volumi.23, faqe 67, truall me sipërfaqe 1261 m2.
ZK 8340 volumi 24, faqe 67, ndërtesë me sipërfaqe 150 m2.
ZK 3866 volumi 33, faqe 118, apartament me sipërfaqe 50 m2.
ZK 8120 volumi 48, faqe 57, truall me sipërfaqe 412.3 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 173.8 m2. apartament ne Kavajë me sipërfaqe 70 m2 në zk3101 Qerret Lavajr pasuri a me nr 14 /229. Biznesi bar kafe me adresë në rrugën Dora Distra godinë dy katëshe me një sipërfaqe trualli 3600 m2 dhe ndërtim 260 m2 për kat me emrin How  higt dhënë me tregtar Viteli bar. Biznesi bar kafe në rrugën Shaqir Hoshafi me një sipërfaqe 115 m2 me nipt l62115036h pasuria me nr 3/257 zk 8150 . Objekt tre katësh në rrugën e Dibrës në proces legalizimi me sipërfaqe 160 m2 për kat dhe papafingo.

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion te Procedimit Penal 4257 viti 2019 në bashkëpunim me Drejtorinë vendore të Policisë Tiranë u bë ekzekutimi i Vendimit të prokurorit nr 744 date 20.01.2021 për vendosjen e sekuestros perventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasve; Sokol Marku, i biri i Lazdër dhe i Gjela, i datëlindjes 05.07.1988, lindur në Mirditë dhe banues, në Tiranë, me kombësi e shtetësi shqiptare  është I dënuar pasi sipas vendimit 459 A date 11.03.2013 të Gjykatës Rr.Tirane, e cila ka bërë dhe ndreqjen e vendimit nr.77 dt.31.01.2013 të Gjykatës Rr.Tiranë, për paqartësi dënimi ( nëse kishim të bënim me një dënim me burgim apo dënim alternativ), duke e dënuar me 5 vite burg. Vepra Penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” parashikuar nga neni 283/1 i K.penal. Gjithashtu po sipas vendimit penal nr.1046 date 05.04.2016 te Gjykatës Rr.Tiranë,  si dhe vendim penal nr.139 dt.1002.2017 te Gjykatës së Apelit Tirane, e cila e ka dënuar me 1 muaj burg. V.Penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, parashikuar nga neni 235/1 te K.Penal. Gjithashtu nga të dhënat e marra ky shtetas merret dhe me trafik të lëndëve narkotike në Itali. Sa më sipër Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në bazë të materialeve të dërguara nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit te Parave & Aseteve Kriminale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është bërë regjistrimi i Procedimit penal 4257 viti 2019 për veprat penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 ku janë sekuestruar 18 automjete duke vazhduar nga Porche, BMW etj, dy aktivitete biznesi. lokale si dhe 10 pasuri të paluajtshme si njësi tregtare vila apo apartamente me një vlerë rreth 5 milonë euro përafërsisht.

Top Channel