“Bomba” e Clinton dhe Pelosi: Trump në telefon me Putin gjatë sulmit në Capitol

19/01/2021 16:00

Ish sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi pretendojnë se Donad Trump mund të ketë qenë në telefon me presidentin rus Vladimir Putin në kohën kur u sulmua ndërtesa e Kongresit.

Clinton, që humbi zgjedhjet përballë Trumpit në 2016-tën, u shpreh se do të donte shumë të merrte në dorë tabulatet telefonike të republikanit, për të parë nëse kjo është e vërtetë. Pelosi përgjigjet duke thënë se “ Putin kërkon të minojë demokracinë amerikane”, dhe me Trumpin, të gjitha rrugët çojnë drejt shefit të Kremlinit. Sipas saj, trazirat e Capitolit ishin një “dhuratë për Putinin” dhe njerëzit që sulmuan Capitolin, pa e ditur, u bënë “kukullat e tij”.

Pas ngritjes së akuzave për shkarkim nga Dhoma e Përfaqësuesve javën e kaluar, Trump i dënoi trazirat në një deklaratë ku e bëri të qartë se “dhuna dhe vandalizmi nuk kanë absolutisht vend në vendin tonë. ‘Ta bëjmë Amerikën madhështore përsëri’ ka qenë gjithnjë në mbrojtje të shtetit ligjor”, u shpreh ai.

Gjyqi i Trump, presidenti i parë në historinë e SHBA-së ndaj të cilit ndërmerret dy herë një proces shkarkimi, mund të fillojë shpejt pas inaugurimit të JoeBiden, ose në ditët në vijim. Nëse dënohet me dy të tretat e votave në Senatin e ndarë politikisht, Trumpit mund t’i ndalohet përjetësisht mbajtja e një posti publik.

Top Channel