Radhë të gjata në kontrollin e makinave në Durrës, qytetari: Kemi mbi 6 orë këtu, punohet shumë ngadalë

18/01/2021 21:29

Në Drejtorinë e Transportit Rrugor në Durrës vijon radha e kontrollit të makinave prej 6 orësh.

Një qytetar ka denoncuar në Top Channel punën e ngadaltë që po bëhet atje duke krijuar radhë të gjata. Ai gjithashtu shprehet se kalojnë vetëm deri në 5 makina në orë.

“Mund të na ndihmoni se në Drejtorinë e Transportit Rrugor në Durrës vazhdon radha prej më shumë se 6 orësh, 4 deri në 5 makina kalojnë në orë në kontroll, po punohet me një ngadalësim që se imagjinoni dot”, tha njëri prej qytetarëve që po presin në radhë.

 

Top Channel