Gjermani/ Ndërron jetë mjekja shqiptare, shkrimet prekëse për humbjen e parakohshme

18/01/2021 09:20

Mjekja shqiptare, Eni Doko e cila jetonte në Gjermani ka ndërruar jetë në moshë të re.

Marsela Ceno, mjekja shqiptare ne Gjermani, themeluese dhe drejtuese e Shoqatës së mjekëve shqiptarë në Gjermani ka dhënë lajmin e hidhur nëpërmjet një postimi në rrjetin social, por nuk jep detaje për arsyen e vdekjes.

“Me hidhërim të thellë ndajmë lajmin e largimit nga jeta të shoqes, mikes, koleges së dashur, mjekes shqiptare në Gjermani Eni Doko! Bashkohemi me dhimbjen e familjes dhe të gjithë atyre që vuajnë këtë humbje tragjike. Kryesia e Shoqatës se Mjekëve Shqiptarë në Gjermani dhe Kryetarët e Degëve janë të gatshëm ti vijnë në ndihmë familjes së Eni Doko”, shkruhet në postimin e faqes në Facebook.

Edhe persona të tjerë i shprehin ngushëllime familjes, ndërsa mbetet e paqartë se çfarë i mori jetën në moshë të re.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel