Gazeta Sunday Telegraph të cilës i referohet Top Channel shkuan se një hajdut shqiptar shtëpish i dënuar dy herë dhe dëbuar dy herë nga Anglia ka mundur të rikthehet përsëri ilegalisht.

Sipas kësaj gazete bëhet fjalë për Dorian Pukën i cili ka publikuar në Instagram foto duke pirë kokteile e duke ecur me një makinë  Porsche në rrugët e Londrës.

Agjencia e Kufirit anglez Border Force bashkë me policinë kanë nisur një “gjueti” për kapjen e 26 vjeçarit shqiptar i cili ka thyer për të tretën herë rregullat e emigracionit e sfiduar ligjet angleze, në një kohë kur ministrja e punëve të brendshme Prity Patell po përpiqet të dëbojë kriminelet e huaj nga shteti ishull.

Sunday Telegraph shkuan se Dorian Pula u dënua me 9 muaj burg në 2016 dhe u dëbua. Por 1 vit më pas mundi të futej ilegalisht përsëri në Angli e vijuar grabitjen e shtëpive në Londër.

Artikulli i Sunday Telegraph

Përsëri do të arrestohej e pas një dënimi 3 vjeçar në Mars 2020 u depërtua nga Anglia për në Shqipëri.

Sunday Telegraph thekson se gjatë kësaj kohe në burg ai përdorte ilegalisht një celular dhe postonte foto nga burgu.

Pas dëmit në Shqipëri dhe qëndrimit më pas në disa vende si Gjermani, Belgjikë dhe Holandë “skifteri” Dorian Pula në Dhjetor 2020 mundi të futet përsëri ilegalisht në Angli duke sfiduar për te tretën herë kontrollet kufitare.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme Home Office i tha Sunday Telegraph se informacioni për rikthimin e Dorian Pukës i është kaluar Agjencisë së Kufirit dhe policisë me qëllim gjetjen e dëbimin e tij.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel