Dropulli njihet si një zone ku jeton zyrtarisht pakicë etnike greke ne Shqipëri. Por a ka qene gjithmonë kështu? A kane jetuar edhe shqiptare ne këtë zone ?

Ferid Duka : Se pari ketu kemi te bejme me emra te krishtere te trajtes shqiptare.

Pellumb Xhufi : Keta emra kane qene panshqiptar, kane qene emra nga ekstremi i veriut, deri ne ekstremin e jugut.

Dokumentat zbulojnë gjithçka… Çfarë qëndron pas tyre dhe perse heshtet ?

Kryeplaku : Kjo ka qene toka e tij me pare, e Gjinit. Edhe ja ka lene fshatit pastaj ai se u be ketu qendra e fshatit.

Gruaja : Te vjetrit fare edhe ne nuk i njohim. Vetem mbiemrin keshtu te degjuar.

Ky dokumentar sigurisht nuk ka për qellim te nxisë urrejtjen sepse as urrejtja dhe as ekstremizmi nuk ndihmojnë, përkundrazi pengojnë te verteten. Dhe ne pikërisht ketë duam te sjellim, te verteten e Dropullit dhe banoreve te tij.

Sonte ne mbrëmje ne 20:10 “Gjurme Shqiptare” e gazetarit Marin Mema sjell një hulumtim me fakte e dokumenta te forta. Cfare ka ndodhur ne te vertete ne këtë zone ?

Top Channel