Zyrtarizim i bashkëpunimit/ Osmani dhe Kurti në konferencë për shtyp, do hyjnë në një listë të përbashkët zgjedhore

14/01/2021 13:14

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani dhe Kryetari i LVV-së, Albin Kurti do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në ora 13 e 30, në sheshin Skenderbeu.

Burime të Top Channel kanë bërë të ditur se Osmani dhe Kurti do ta zyrtarizojnë bashkëpunimin e tyre për të hyrë në një listë të përbashkët zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Po ashtu ata do të njoftojnë edhe për numrin e kandidatëve për deputet që Osmanit i janë bashkuar në iniciativën e saj “Guxo”.

Top Channel