Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar që ditën e nesërme të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e partive politike, për zgjedhjet e 25 qershorit.

Në një njoftim dërguar selive të partive KQZ kërkon që takimi të zhvillohet ditën e nesërme.

“Duke marrë në konsideratë afrimin e datës së zgjedhjeve dhe rëndësinë që kanë projektet e identifikimit biometrik të zgjedhësve, votimit dhe numërimit elektronik, monitorimi me kamera i qëndrave të votimit dhe votimi nga jashtë i shtetasve shqiptarë që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë Shqipërisë, KQZ dëshiron të zhvillojë një takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike në KQZ”, thuhet ne njoftimin e dërguar përfaqësuesve te partive politike.

Si orar për takimin KQZ-ja sugjeron orën 15:30.

 

 

Top Channel