“Ftesë në 5″/ Ekipi i lartë i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë vetëm me zonja, strategji apo besim?

04/12/2020 17:27

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” ishin të ftuara Zefina Hasani, Gerta Gixhari, Armela Imeraj dhe Haris Vogli për të folur nëse është një strategji apo besim që Joe Biden ka vendosur të punojë vetëm me gra, pasi ekipi i lartë i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë është vetëm me zonja.

“Drejtimin duhet ta marrin vetëm gratë”, u shpreh Gerta Gixhari, duke shtuar më tej se gratë luftojnë shumë, janë më të besueshme dhe më pak të manipuluara.

“Avantazhi i grave është shumë i qartë, gratë luftojnë shumë, ndoshta e kanë më të vështirë se burrat për të pasur besim. Një grua duhet të luftojë për besimin e saj, sepse si qenie është më pak e besueshme se burrat, normalisht gruaja është më e ndjeshme sepse sjell jetën në tokë dhe normalisht problemet sociale i mendon më mirë. Gratë janë më pak të manipuluara”, u shpreh ajo.

Pedagogia e Shkencave Sociale Haris Vogli u shpreh se ky vendim i Biden ka qenë edhe politik, edhe strategji por gjithashtu edhe besim ndaj grave të zgjedhura për të qenë në ekipin e lartë të komunikimit në Shtëpinë e Bardhë.

“Ishte dhe politik edhe strategji por ishte edhe besim. Femrat kanë qenë shumë aktive në çështjet me aktuale zërat me aktual në Amerikë. Kanë qenë shumë burra që kanë qenë në pozicione të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë dhe kanë marrë vendime që kanë ndryshuar jetën e femrave”, tha Haris Vogli.

“Nuk janë vetëm gra dhe vajza por në strategjinë e ndjekur, ato përfaqësojnë grupe të ndryshme demokratikë të Amerikës”, u shpreh më tej Armela Imeraj.

Ndërkohë, Gerta Gixhari e sheh si një strategji këtë zgjedhje duke thënë se:

“Mendoj se është strategji sepse po të shohësh të gjitha portretet përfaqësojnë racën vendet nga kanë ardhur, e gjithë bota është përfshira në disa femra dhe i ka përzgjedhur pa qëllim. Janë strategji të mirë menduara”.

“Unë e lidh me besimin që kanë me ato gra. Çdonjëra nga ato gra janë krahu i djathtë i presidentit dhe zv. Presidentit. Komunikimi është i përditshëm. Është pjesa e munguar që duhet të jetë. I mbledh në një numër kaq të madh edhe për të hapur diskutimet”, tha më tej Zefina Hasani.

Top Channel