SHBA/ Raportohen 2 mijë e 658 të vdekur, shifra më e lartë e viktimave që nga fillimi i pandemisë

03/12/2020 07:58

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar një shifër rekord viktimash nga Covid-19.

Sipas universiteit John Hopkins, në SHBA gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 2 mijë e 658 viktima. Kjo është shifra më e lartë e numrit të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

SHBA është mban vendin e parë në botë për numrin e infektimeve dhe viktimave. Kjo situatë ka ndezuar edhe një herë këmbanat e alarmit në ShBA për pandeminë.

Top Channel