Gjermania therr 29,000 pula prej përhapjes së gripit të shpendëve në pulari

03/12/2020 19:32

Autoritetet rajonale në Gjermani njoftuan sot se 29,000 pula do të eliminohen në rajonin lindor të Mecklenburgische Seenplatte, pas evidentimit të epidemisë së gripit të shpendëve H5N8.

Javët e fundit disa vende në Evropë kanë raportuar te Qendra Evropiane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve për përhapje të gripit të shpendëve, me incidente të regjistruara në fermat në Kroaci, Danimarkë, Francë, Gjermani, Suedi e Britani, ndërsa në shpendët e egër, janë pikasur raste në Belgjikë, Itali e Holandë.

Megjithse në incidentin e fundit përfshihen vetëm rreth 30,000 zogj, një zonë observimi prej 10-kilometrash është ngritur rreth fermës në fjalë, ku përfshihen dhe rreth 500 ferma fqinje me më shumë se 600 000 zogj në to.

Në lidhje me incidentet agjencia evropiane e ushqimit ka thënë se kërkohet bashkëpunim i ngushtë mes autoriteteve të publikut, kafshëve, mjedisit dhe punësimit për të evituar përshkallëzimin e situatës.

Megjithse rreziku për njerëzit konsiderohet i ulët pasi nuk është vërejtur transmetim nga zogjtë te njerëzit, nëse kjo ndodh shkakton sëmundje të rëndë.

FOTO GALERI
1/4
29,000 pula do të eliminohen në rajonin lindor të Mecklenburgische Seenplatte, pas evidentimit të H5N8.

Top Channel