Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një person

01/12/2020 08:19

LEZHË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Balldre të qytetit të Lezhës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:00. Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit apo autorit të kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta police të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të saj.

Top Channel