Kryetari i komisionit qendror të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i ka dërguar për miratim anëtarëve të Komisionit Rregullatorit shpërndarjen e mandateve sipas zonave zgjedhore.

Sipas projektvendimit Tirana bëhet me 36 deputet ndërkohë Dibrës dhe  Gjirokastrës i ikën një mandat. Sipas formulës së re të përllogaritjes  numri mesatar i votave në rang republike për 1 deputet është mbi 32 mijë e 400 vota.

Shpërndarja e mandateve është si më poshtë:
Qarku Berat             – 7 (shtatë) mandate
Qarku Dibër            – 5 (pesë) mandate
Qarku Durrës          – 14 (katërmbëdhjetë) mandate
Qarku Elbasan        – 14 (katërmbëdhjetë) mandate
Qarku Fier               – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate
Qarku Gjirokastër   – 4 (katër) mandate
Qarku Korçë           – 11 (njëmbëdhjetë) mandate
Qarku Kukës           – 3 (tre) mandate
Qarku Lezhë           – 7 (shtatë) mandate
Qarku Shkodër       – 11 (njëmbëdhjetë) mandate
Qarku Tiranë          – 36 (tridhjetegjashtë) mandate
Qarku Vlorë           – 12 (dymbëdhjetë) mandate.

PROJEKT-V E N D I M pёr caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për kuvend të datës 25 prill 2021: Per Caktimin e Numrit te Mandateve 2021 Final

Top Channel