I zhdukur prej më shumë se një muaji/ Motra e Ermal Ngucaj apel: Pse kjo heshtje, ku është shteti

30/11/2020 11:34
Ermal Ngucaj

Prej datës 12 tetor, 40 vjeçari Ermal Ngucaj nga Lepenica e Vlorës është raportuar i zhdukur.

Kanë qenë familjarë të tij që kanë raportuar për mungesën e tij në polici, ndërsa sot motra e tij, Jetmira në një mesazh të ardhur në redaksinë e Top Channel shkruan se akoma nuk dinë asgjë për Ermalin.

Kujtojmë se makina e Ermal Ngucaj është gjetur në një tjetër fshat në Mavrovë dhe brenda kanë qenë edhe veshjet e tij.

Ndërkohë nëna e tij Mjaftime është shprehur më herët se dyshon për një konflikt të vjetër të të birit me një firmë guroreje në fshat.

E motra nga ana tjetër kërkon ndihmë nga shteti për gjetjen e tij, pasi siç shkruan ajo, Ermali ka dhe një fëmijë që e pret.

Mesazhi më poshtë, siç është nisur nga motra e Ermal Ngucaj:

“Unë jam Jetmira Ngucaj Motra e Ermal Ngucaj që u zduk ne 12 tetor u nis per ne Vlorë e nuk pati kthim…nje muaj e gjys heshteje cfar vall ka ndodh pse kjo heshteje, cfar po ben shteti ku eshte ,,,po na kercet zemra ta dim cfar ka ndodh ,,sado QE kan fol per Kanabis po do kishte lek e paura,ju kerkoj ndim me zemer ne dor sido QE te jet puna, po ka ndodh gje ta dim ku te qajm,,,kam humb shpresen ne shtet nuk kam besim me,jemi te helmuar sepse jeta na ka mar me shqelm sepse I mirit I ndoth gjithcka te ligut jo…ju lutem ka nje femij ka nuse ka prindrit QE po.qajn djalin pa e ditur se ku eshte,,e mos te flas si ne si Motra per driten e syrit per vellan e vetem,,,nuk eshte e left po shteti ku eshte,, e normale QE shreti nuk kerkon sepse vellai Im nuk ishte djal deputeti po nje djal Cobani fukarej gjith jeten me vin turp te jem shqiptare per cfar po ndoth,po deshe mund dhe ta publikosh keshtu sic eshte e nar un responsabilitan per keto fjal.respekt”. 

 

Top Channel