“Retrovirusi”-mbetjet sanitare covid/ Operacioni që u zhvillua në 30 shtete, 102 të arrestuar dhe 800 mijë euro asete të sekuestruara

30/11/2020 12:14

Dy Operacione të përbashkëta të Policisë së Shtetit me Europol, Interpol dhe angjenci të tjera ligjzbatuese janë zhvilluar.

Operacioni i parë global i këtij lloji kundër hedhjes së paligjshme të mbetjeve sanitare COVID-19, i drejtuar nga Europol me përfshirjen e 30 vendeve si Shqipëria, Austria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kanadaja, Kolumbia, Kroacia, Çekia, Estonia, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Greqia, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Ukraina.

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, Europol identifikoi rritjen e mundshme të rasteve të trajtuara lidhur me shpërndarjen e paligjshme të mbeturinave sanitare dhe për këtë shkak Europol nisi operacionin Retrovirus. Oficerët kryen inspektime dhe kontrolle në impiantet dhe mjetet e transportit të mbetjeve sanitare, të cilat ishin vendimtare për trafikimin e paligjshëm, ruajtjen, hedhjen dhe transportimin e mbeturinave dhe mashtrimin nëpërmjet dokumenteve.

Tridhjetë vende morën pjesë në operacionin Retrovirus, duke përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Mjedisin, Rrjetin EnviCrime, Frontex, INTERPOL, projektin El PAaCTo dhe Rrjetin e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit Mjedisor (IMPEL).

Rreth 280.000 inspektime dhe 102 arrestime janë kryer deri më tani, konkretisht:

• 278.291 inspektime të kryera.
• 102 arrestime.
• Ndaj më shumë se 819 subjekte dhe individëve janë marrë masa administrative.
• 800.000 € në asete të sekuestruara.
• 22 sekuestrime të mbetjeve.

Top Channel