Legjenda e futbollit Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta në moshën 60 vjeçare.

Raportohet se legjenda e futbollit pati një atak në zemër në shtëpinë e tij vetëm dy javë pasi u largua nga spitali ku ai iu nënshtrua një operacioni në tru.

Kupa e Botës me Argjentinën, 3 Copa America , UEFA League, Serie A, Kupa e Italisë, Kampion i Argjentinës, Kupa e mbretit, Kupa e Ligës së Spanjës ishin disa nga trofetë dhe arritjet e mëdha të fituara nga argjentinasi.

Vetëm para pak kohësh ai kishte bërë 60 vjeç. Ai lindi në Lanus të Buenos Aires, në një familje të varfër si djali i vetëm pas katër motrave. U rrit profesionalisht në Argjentinë tek Argentina Juniors dhe më pas bëri kalimin tek Boca Juniors, aty ku tifozët e shohin si ‘Zot’.

Më pas në vitin e largët 1982 Maradona kaloi tek Barcelona, Napoli, Sevilla dhe për t’u rikthyer më pas për ta mbyllur sërish tek ekipi i zemrës, Boca Juniors. Gjithashtu ai shkëlqeu në arenën ndërkombëtare me Argjentinën që e drejtoi edhe si trajner.

Lexo edhehttps://top-channel.tv/2020/11/25/intervista-e-fundit-e-maradones-ndonjehere-pyes-veten-nese-njerezit-do-te-me-duan-akoma/

https://top-channel.tv/2020/11/25/u-shua-legjenda-nje-epoke-mbaroi-per-te-gjithe-ne-reagimet-per-maradonen-pele-nje-dite-do-te-luajme-bashke-futboll-ne-qiell/

https://top-channel.tv/2020/11/25/futbolli-qan-per-me-te-mirin-qe-pati-jeta-e-legjendes-ne-foto-nga-takimet-me-papen-e-putin-deri-tek-momentet-qe-u-fiksuan-ne-memorien-e-te-gjitheve/

FOTO GALERI
1/23

Top Channel