Dimri më i ashpër/ Parashikimi për ditë të vështira për Britaninë e Madhe

24/11/2020 01:57

Një front i acartë nga Arktiku pritet të përfshirë veriun e Britanisë së Madhe teksa ekspertët thonë se vendi duhet të përgatitet për dimrin e vet më të ashpër në një dekadë.

Dimrat e kohëve të fundit kanë qenë relativisht të butë, por duket se gjërat këtë radhë do të ndryshojnë. Si të mos mjaftonte pandemia e koronavirusit, britanikët tani do të bëjnë llogaritë edhe me një mot më të ftohtë se mesatarja, thonë spcialistë të zyrës kombëtare të metereologjisë.

Autoritetet thonë po kështu se për këtë arsye, edhe ftohjet mes popullatës mund të jenë më të shumta. Sipas disa zërave, ky mund të jetë edhe dimri më i ftohtë në histori për vendin, por kjo nga ekspertët nuk është konfirmuar. “ Vjeshtë e butë, por dimër i egër”, thanë përfaqësues të kompanisë Weather Channel, sipas të cilës njerëzit duhet të përgatiten për një të ftohtë të acartë edhe pse këto vitet e fundit janë mësuar me një mot më të qëndrueshëm.

Ata thonë se temperatura këtë dimër në vend do të jetë nën mesataren e 0.3 gradëve Celsius, më e ulëta e shënuar që prej vitit 2010. Britanikët vendosën sakaq t`i shfrytëzojnë në maksimum këto ditë me diell përpara ngricës, dhe shumë prej tyre vërshuan të kalonin të djelën në breg të detit.

Top Channel