Fotot/ Homazh për revoltën studentore të 17 nëntorit 1973 në Greqi, policia ndalon protestën

16/11/2020 13:39
Protesta në Greqi

Për herë të parë që prej vitit 1973, policia greke ka ndaluar protestat në kujtim të shtypjes së revoltës studentore të 17 nëntorit 1971, ku humbën jetën dhjetëra grekë dhe sollën në rrëzimin e juntës së kolonelëve në Greqi.

Reagimet kanë qenë të forta, kryesisht prej partive të majta,të cilat bëjnë fjalë për shkelje të kushtetutës dhe të drejtës për të protestuar, por qeveria thotë se ndalimi i protestave është masë e detyruar për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Ndërkohë që policia greke ka rrethuar politeknikumin e Athinës dhe ndalon këdo që afrohet për të bërë homazhe në monumentin që ndodhet në oborrin e godinës heroike në të cilën tanket e juntës hyjnë me forcë në 17 nëntor 1973,kryeministri Mitsotakis akuzoi opozitën e majtë se tenton të polarizojë klimën politike në vend dhe po vë në rrezik jetët e njerëzve.

Më herët një përfaqësi e opozitës zhvilloi takim me presidenten e vendit Katerina Saqelaropulu, ndërsa thanë se anëtarët dhe deputetët e ty do të jenë të pranishëm gjatë ceremonive të së martës.

Policia greke është vënë në alarm dhe kërcënon se do të penalizojë me gjoba të rënda dhe shoqërim në komisariat të gjithë personave që do të dalin në protestën e paralajmëruar për mesditën e së martës.

 

FOTO GALERI
1/10
Protesta në Greqi

Top Channel