Kategoria Superiore pas një pritjeje shumë të gjatë, do të ngrejë siparin për sezonin e ri futbollistik 2020-2021, të mërkurën e 4 nëntorit me ndeshjet e javës së parë të cilat do të luhen në dy orare të ndryshme, 13:45 dhe 16:45.

etëm dy takime të raundit të parë do të luhen me drita dhe do të jenë duelet Teuta-Skënderbeu në Durrës dhe Vllaznia-Apolonia në Loro Boriçi të Shkodrës. Supersfida e javës së parë mes dy skuadrave pretendente për titull, Tirana-Kukësi do të luhet në orën 13:45, ashtu si edhe takimet Bylis-Laçi dhe Kastrioti-Partizani. Të 5-ta takimet e javës së parë ashtu si të gjitha ndeshjet e këtij sezoni, do të transmetohen live në Digitalb.

Top Channel