Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Prezë, ku janë plagosur 6 persona.

Në aksidentin e  ndodhur pa shkuar tek Ura e Gjolës janë përfshirë 3 mjete. Të plagosurit M.B, K.B, L.H, B.H, M.H dhe B.Z., janë dërguar në spital, ku po marrin edhe kujdesin e duhur. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe gjendja e të plagosurve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.10.2020, rreth orës 18:20, në Fushë-Prezë, pa shkuar tek Ura e Gjolës, janë përfshirë në aksident 3 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 shtetas me inicale M.B, K.B, L.H, B.H, M.H dhe B.Z., të cilët janë dërguar në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel