Forumi kundër antisemitizmit/ Pompeo: Shqipëria duhet të jetë e nderuar për mbështetjen që ka bërë për hebrenjtë

28/10/2020 20:17

Konferencën Ballkanike të Anti-semitizmit e përshëndeti sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo, i cili vlerësoi rolin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve.

Forumi ballkanik i Antisemintizmit në një takim online për shkak të pandemisë.

“Shqipëria është një mik i madh i SHBA, pas holokaustit Shqipëria bëri një rol të madh duke u kthyer në një strehë për hebrenjtë. Ka pasur më shumë hebrenj në Shqipëri se sa para luftës. Nder për shqiptarët dhe tolerancën e tyre. Duhet të ngremë zërin dhe ta identifikojmë këtë fenomen e ta luftojmë”, tha Pompeo.

 

 

Top Channel