E pazakontë/ Gjeli duelues vret policen në Filipine

28/10/2020 18:42
Gjela në luftim

Në provincën e Samarës Veriore ne Filipine, gjatë një ndërhyrje në një përleshje të paligjshme mes gjelave, njëri prej tyre shkaktoi vdekjen e polices Christine Bolok.

Sipas BBC, gjeli goditi togerën me këmbë, në të cilën kishte te lidhur tehun e çelikut me te cilat gjelat pajisen per te luftuar.

Tehu i preu kofshën e majtë, duke prerë arterien femorale. Bolok u dërgua në spital, ku edhe vdiq.

Luftërat me gjela janë ndaluar në shtetin filipinez gjatë epidemisë së koronavirusit.

Para pandemisë, luftimet lejoheshin vetëm në arena të licencuara të dielave dhe festave të ligjshme, si dhe gjatë festimeve lokale që zgjasnin maksimumi tre ditë.

Kreu i policisë së provincës kolonel Arnel Apud tha për agjencinë AFP tha se aksidenti ishte një ngjarje fatkeqe duke quajtur “diçka e pafat që askush nuk mund të shpjegojë”.

“Kur ma raportuan fillimisht nuk mund ta besoja. Kjo është hera e parë në 25 vjet në shërbim që humbas nje oficer nga tehu i gjelave që vihen të luftojnë.”

Kreu i policisë shtoi se i dërgonte “simpatitë më të sinqerta” familjes së viktimës.

Tre njerëz u arrestuan dhe shtatë gjela luftimi u sekuestruan, ndërsa tre të dyshuar të tjerë u shpallën në kërkim.
Lufta e gjelave është sport i ndjekur në Filipine dhe eventet tërheqin turma të mëdha që vënë baste mbi përfundimin e duelit.

Top Channel