Prej një viti, Ela po përballet me situatën më të rëndë të jetës së saj që kur zbuloi se kishte tumor në gji. 

Në momentin që ajo e zbuloi, përballja me realitetin ishte tepër e vështirë për shkak të kushteve ekonomike. Ela vijon sërish terapitë, sigurisht mes vështirësive të mëdha, ndërsa nuk kursen apelin dhe thirrjen për të gjitha gratë e vajzat për të kryer kontrolle.

Si të mos mjaftonte sëmundja dhe varfëria, shtëpia e saj u dëmtua nga tërmeti dhe që prej asaj dite ajo jeton në shtëpinë e vajzës së saj.

Tashmë asaj i kanë mbetur dhe pak terapi dhe me besim dhe shpresë po ia del në luftën kundër kësaj sëmundjeje.

Top Channel