Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta në një prononcim për mediat ditën e sotme nga Elbasani ka komentuar kthimin në kuvend të ligjit për Kodin Zgjedhor.

Ai theksoi se nuk mund të arrihet integrimi europian nëse nuk ka një reflektim nga parlamenti aktual. Meta tha se në zgjedhjet e vitit 2021 duhet të ketë një garë mes forcave të ndryshme politike.

“Lidhur me dekretin e Presidentit Meta për refuzimin e Kodit Zgjedhor, më vjen keq që Presidenti mori të gjithë kohën e mundshme për të vonuar procedurat parlamentare, por s’kemi asnjë ditë për të humbur, Kodi Zgjedhor ka transformuar tërësisht qasjen dhe i ka dhënë më shumë fuqi popullit, jo vetëm për të zgjedhur partinë politike, por edhe kandidatin që dëshiron.
Çdo lloj vonese, e shkaktuar për shkak të një presidenti mistrec dhe hileqar, unë besoj që ne kemi të gjitha mundësitë të vijojmë punën sensibilizuese dhe shpjeguese ndaj qytetarëve. Këtu një rol të rëndësishëm merr KQZ në formulën e re komisioneri, enti apo këshilli i ankesave. Por këtu është një moment shumë i rëndësishëm t’u shpjegojmë qytetarëve shqiptarë se Reforma Zgjedhore e cila mori shumë kohë, gati 3 vite, është një sukses i cili ka garantuar, që zgjedhjet e 25 prillit, padyshim janë të lira dhe demokratike, por pas shumë viteve qytetarët shqiptarë kanë mundësit të kenë dy vota (dy gishta) meqenëse ky është edhe simboli që Presidenti i Republikës po përpiqet t’ja vjedhë Partisë Demokratike.
Populli është i mërzitur nga lojërat e tyre, në sajë të krizës artificiale, të mungesës së seriozitetit të të gjitha institucioneve, populli kërkon integrimin europian, nuk mund të arrihet pa pasur një reflektim nga parlamenti aktual, presidenti e ka motivuar në mënyrë të qartë me ekspertë ndërkombëtare për të gjitha standardet që shkel OSBE-ODIR. Shpresoj që të lexojnë të thellohen të reflektojnë, jemi në një qetësi, dëshiroj të ketë zgjedhje mes forcave të ndryshme politike. Unë kam vetëm një votë që do ta hedh në mënyrë të fshehtë më 25 prill, nëse do të ketë një këmbëngulje për të prishur zgjedhjet për t’i vendosur shqiptarëve, presidenti do të jetë me gjithë popullin për të treguar se ka vetëm një të ardhme ‘Shqipëria si gjithë Europa”, tha Meta.

Top Channel