Një peshkatar ka nxjerr nga Oqeani Indian një peshkaqen 11 centimetra me dy koka.

Ninin Patil kishte vërejtur peshkaqenin e vogël në ujë, e një gjë të tillë kurrë më parë nuk kishte hasur dhe për këtë arsye e kishte fotografuar për ta dokumentuar, dhe më pas e kishte rikthyer në ujë.

“Kurrë nuk kemi parë diçka të tillë. Besoj se bëhet fjalë për ndonjë mutacion”, ka deklaruar peshkatari indian Umesh.

Në anën tjetër ekspertët nga Mumbai kanë konfirmuar se kjo krijesë është shumë e rrallë, dhe e para në brigjet e Maharashtras.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel