Erdogan: Brenda dy javësh fillon testimi te njeriu për vaksinën turke ndaj Covid-19

21/10/2020 14:54

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri deklarata pas mbledhjes së Kabinetit Presidencial.

“Duket se punimet për vaksinën vendore kundër koronavirusit të tipit të ri Covid-19 brenda dy javësh do të kalojnë në fazën e testimit tek njeriu”, tha Erdogan.

Ai theksoi se në punimet e vaksinës në botë janë shënuar zhvillime të rëndësishme për zbatueshmërinë në Turqi dhe bëri të ditur se brenda dy javësh punimet për vaksinën vendore turke do të kalojnë në fazën e testimit tek njeriu.

Kreu i qeverisë turke bëri të ditur se shpresojnë që deri në fund të vitit të hidhen hapa konkrete në këtë fushë.

“Synimi ynë është që deri në pranverë të kemi zgjidhur plotësisht çështjen e vaksinës”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Top Channel