Vrasja e mësuesit francez/ Islamisti pyeti nxënësit t’i tregonin kush kishte treguar karikaturat e profetit (Dinamika+fotot)

17/10/2020 21:05

Terroristi islamist që i preu kokën një mësuesi që i kishte treguar klasës karikatura të profetit musliman Muhamed, kishte pyetur nxënësit t’i tregonin se cili ishte onkjektivi i tij, tha sot një prokuror i çështjes.

Jean-François Ricard tha në konferencën e shtypit se 18-vjeçari nga Çeçenia, Aboulakh Anzorov kishte postuar një foto të mësuesit në rrjetin Twitter para se t’i priste kokën 47 vjecarit.

Ai shtoi se vrasësi kishte fituar leje rezidence në Francë për 10 vjet në muajin mars dhe nuk kishte pasur më parë probleme me autoritetet.

10 ditë më parë viktima kishte marrë kërcënime pasi kishte treguar në klasë karikaturat e kontestuara të publikuara nga revista Charlie Hebdo që vinin në lojë profetin musliman.

Babai i një nxënësi 13-vjeçar të shkollës së tragjedisë Conflans-Sainte-Honorine tha për agjencinë Reuters se Paty kishte ftuar nxënësit muslimanë të dilnin nga klasa para se të tregonte karikaturën, në rast se ofendoheshin.

Dhe kjo kishte ndodhur por një fëmijë musliman kishte qëndruar gabimisht në klasë dhe më pas i kishte thënë prindërve të tij. Ata depozituan ankesë në shkollë dhe në ministrinë franceze të arsimit.

Brahim Chnina, i cili thotë se vajza e tij ishte në klasë kur mësuesi tregonte karikaturat me tematikë fetare, e quante zotin Paty “rrugaç” në një video të postuar në Twitter javën e kaluar.

Video ishte ajo që solli ndërgjegjësim të gjerë për veprimin pasi u shpërnda dhe nga faqja e një xhamie në Pantin, në periferi të Parisit. Disa ditë më vonë zotit Paty iu pre koka në perëndim të Parisit.

Dëshmitarët thanë se sulmuesi çeçen Anzorov thërriti ‘Allahu Akbar’ – Zoti është më i madhi në arabisht – para se të qëllohej për vdekje nga policia, rreth 500 metra larg vrasjes.

Autoritetet kanë arestuar nëntë njerëz, duke përfshirë dhe prindërit e një fëmijë të shkollës që kishin shprehur zemërim për veprimin e viktimës.
Katër të ndaluar të tjerë janë nga rrethi shoqëror e familjër i vrasësit Anzorov.

Sulmi i djeshëm erdhi disa ditë pasi presidenti Emmanuel Macron prezantoi ashpërsimin e lidhjeve kundër ekstremistëve islkamikë duke argumentuar se po dëmtojnë vlerat e shoqërisë franceze.

Franca ka popullatën më të madhe muslimane në Evropën perëndimore me rreth pesë milionë njerëz.

Top Channel