“Do jepni llogari për ato që keni nxjerrë në media”/ Revoltohet gruaja e tretë e Zhidrus (ç’ka mbetur një ditë pas ekzekutimit të 71-vjeçarit)

25/09/2020 09:32

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në lagjen 11 nëntori në Elbasan duket se ka rënë qetesia. Vetëm shenjat e plumbave nëpër ndërtesa flasin për atë që për pak u kthye në tragjedi.

Duket se 71 vjeçari Lefter Zhidru ishte thuajse i panjohur për banorët e kesaj zone. Edhe ata që e njihnin e cilësonin si problematik.

Por për policinë dhe struktura të tjera shteterore 71 vjeçari nuk ishte i panjohur. Disa herë ai ishte thirrur në polici për shkak të konflikteve me fqinjët dhe po kaq herë për shkak të konflikteve me bashkëshortet. 71 vjecari ishte i martuar 3 here dhe me secilën martese kishte nga një femije. Më e vogla 14 vjeçe.

Ndërkohë gruaja e tretë e tij, një ditë pas ngjarjes është shprehur e revoltuar ndaj mediave, duke “thënë se do jepni llogari”.

Sot në këtë banesë janë hapur dyert e mortit ndërsa një ditë më parë një i moshuar pikërisht nga këto dritare mbajti për 5 orë me shkëmbim zjarri forcat RENEA dhe gjithë policinë e shtetit ndërsa dy të rinj kalimtar të rastit mbetën të plagosur.

FOTO GALERI
1/16
Banesa e 71-vjeçarit, kati i dytë

Top Channel