Pavarësisht se ministria e arsimit thotë se nuk ka dijeni për numrin e të prekurve me Covid-19 në shkolla, e sipas saj kjo është përgjegjësi e ministrisë së shëndetësisë, në fakt prindërit dhe nxënësit plotësojnë përditë një formular vetëdeklarimi për gjendjen e tyre shëndetësore.

“E plotësojmë në letër çdo ditë dhe ia japim fëmijës në çantë t’ia dorëzojë mësueses.

Ne mund të jemi dhe të infektuar pa simptoma. Na i kanë kërkuar dhe e plotësojmë ç’të bëjmë.”

Ashtu si prindërit edhe zëdhënës kryetari i sindikatës së arsimit Isa Halilaj, e vlerëson të pavlefshëm formularin, për sa kohë prindërit nuk janë doktor dhe s’mund të mbajnë përgjegjësi, nëse janë apo jo të infektuar me covid-19 pa u testuar.

“E kemi konsideruar një burokraci e një shmangie përgjegjësie. Një lënie topi në fushën e prindit”.

Me nisjen e vitit të ri shkollor sipas Sindikatës së Arsimit ka një mungesë të theksuar të transparencës dhe fshehje të realitetit, ndaj si rregullator duhet të shërbejë ky propozim.

Në çdo zyrë vendore e shkollë të krijohet një taks forcë që ashtu si ministria e shëndetësisë bën përditësimin edhe ministria e arsimit të informojë familjet shqiptare sa nxënës e mësues janë të infektuar. Qe në dijeninë tonë janë të shumtë dhe nuk kryhet tamponimi i të gjithë mësuesve, e s’bëhet fjalë i nxënësve.

Por zbatimi i protokollit shëndetësor në shkolla nuk ndodh, për sa kohë nuk ka buxhet shtesë për arsimin, shpjegon Isa Halilaj.

“Që në korrik i kemi thënë që duhet një fond ekstra për arsimin por nuk ka”.

Top Channel