Pandemia riktheu Podcast-et/ Shtohet më 200 përqind për shkak të izolimit

23/09/2020 11:57

Me pandeminë dhe më shumë kohë të lirë në dispozicion, miliona njerëz kanë rizbuluar kënaqësinë e dëgjimit.

Muzikë, lajme, histori, satirë, kulturë; përmbajtje shumë heterogjene kanë zaptuar hapsirën zanore të shtëpive tona dhe na kanë bërë shoqëri në muajt më të vështirë, për të vijuar të na shoqërojnë edhe gjatë verës.

Me izolimin, podcastet, kanë shpërthyer dhe sot po bëhen një instrument argëtimi i preferuar nga të rinjtë, ose nga ata që kanë familjaritet me aplikacionet, smartfonët dhe streamingun. Në platformën e streamingut Spotify, aksesi në podkaste është rritur me 200 për qind nga 2018 në 2019, me një rritje të regjistruar dëgjuesish mes 12 dhe 24 vjecarë me 48 për qind, krahasuar 2017.

Tendenca është globale dhe ka shifra marramendëse: në botë lancohen më shumë se 500 podkaste cdo ditë. Me 299 milionë përdorues në të gjithë botën, Spotify është lider në sektor dhe ka mundur të vëzhgojë sa interesi për podkastet është rritur në periudhën e fundit. Nga të gjithë të regjistruarit në platformë, 21 për qind e tyre, pra më shumë se 60 milionë, hyn për të dëgjuar pikërisht këtë formë të re përmbajtjeje. Mosha mesatare është vetëm 26 vjec; mbi 1.5 milionë janë ndërkohë podkastet e pranishme në katalog, prej të cilëve gjysma janë lëshuar në 2020.

Fenomeni Michelle Obama, ka arritur vendin e parë mes podkasteve më të dëgjuar të verës.

Top Channel