Frank De Boer pritet të emërohet si menaxher i ri i kombëtares së Holandës, raporton mediumi holandez “De Telegraaf”

Ish-trajneri i Crystal Palace pritet të nënshkruajë një kontratë deri në muajin qershor të vitit 2022 dhe mund të prezantohet formalisht në fundin e kësaj jave.

De Boer erdhi si alternativë pasi dy trajnerët e mëparshëm Frank Rijkaard dhe Peter Bosz u treguan të pasuksesshëm.

De Boer në të kaluarën kishte trajnuar edhe gjigantin italian Inter.

Top Channel