Policia shqiptare kap në doganën e Morinit me armë këngëtaren nga Kosova Fjolla Morina

19/09/2020 13:52

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Policia Kufitare e Morinës ka ndaluar këngëtaren Fjolla Morina e cila tentojë të hyjë në Shqipëri duke mbajtur armë zjarri me vete.

Makina Audi e këngëtares kosovare u kontrollua nga policia sepse u përzgjodh në bazë të analizës së riskut. Policia ka kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë një automjet tip audi që drejtohej nga këngëtarja, Morina. Gjatë kontrollit , këngëtares ju gjet në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë. Arma është e llojit “Zoraki” dhe u gjetën edhe 23 fishekë. Arma është e prodhimit turk, 9 milimetra dhe është armë zjarri e vogël e përshtatshme për çantën e një femre.

Ja njoftimi i policisë

Policia Kufitare e Morinës evidenton dhe godet një rast të tentativës për të hyrë në teritorin shqiptar me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri pistolete me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak.

Vihet në pranga një 34 vjecare që posedonte armën e zjarrit.

Në vjim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës vihen në pranga edhe dy shtetasit që udhëtonin në automjet me shtetasen që posedonte armën e zjarrit.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen F.M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve;

F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

FOTO GALERI
1/11
Armët e kapura nga policia

Top Channel