Abuzimi i të miturës në Pogradec/ Flet nëna: E dinim njeri të besuar, shfrytëzoi që i ati ishte i pamundur

13/09/2020 12:04

Erjola Qosolli, nëna e vajzës së mitur të abuzuar në fshatin Vërdove të Pogradecit tregon për Top Channel mënyrën se familjen e 46 vjeçarit të arrestuar e kishin të besuar. Madje ajo thotë se ai ka shfrytëzuar edhe gjendjen jo të mirë të babait të vajzës për të abuzuar më të. 

Ne e kishim të besuar,që po rrinte vajza me vajzën e tij,me të ëmën,me atë,ne e dinim familje të besuar.Vinte vajza ime,e mërzitur,çfarë ke bir i mamit? Nuk shpreheshe… Pastaj tha,mami kështu kështu. Ne e dinim njeri të sigurt,mirëpo doli maskara. Ai vinte këtu te ne,më tha mua ku e keni burrin,se do ta marr në punë,i thashë e kam këtu. Erdhi u njohën, bënë muhabet,e pastaj na tha,vajza jote ka krahë te unë,e ushqej unë,me të ngrënë,me të gjitha do ta mbaj unë. Vajza mbrëmë u tmerrua,më tha mami lojta nga mendë,i thashë cfarë ke me mami? Vajza shpreheshe,por mori policinë. U tha:-jam shumë e shqetësuar ju lutem më ndihmoni. Vajza më thoshte që donte ta godiste,ta përdhunonte,e kishte rrahur,e dinte ai që babai nuk është në gjëndje ta mbrojë.

Nëna e 13 vjeçares bën këtë apel.

Unë kërkoj të dënohet dhe të mos afrohet,nuk e dua më atë lloj familje,ajo familje është shumë e shkatërruar, iu lutem shumë,nuk kam besim më,unë atë familje e dija të besuar,kam nevojë shumë për ndihmë edhe është e mira që të më ndihmoni. Ndihem e dëshpëruar,e mërzitur,shpresoj vetëm te shteti,në asnjë vend tjetër. Vajza është shumë e mërzitur,e trishtuar,nuk shprehet kollaj vajza ime.

Top Channel