Spitali 'Shefqet Ndroqi'

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ rreth orës 04:30 një i ri është hedhur nga kati i 3 ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se i riu trajtohej në këtë spital pasi ishte pozitiv me Covid-19. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel