Fauci për koronavirusin: Mund të mos çrrënjoset kurrë

06/08/2020 14:28

Bota mund të mos e çrrënjosë kurrë koronavirusin, por masat e shëndetit publik dhe një vaksinë efikase mund të ndihmojnë ta vendosim atë nën kontroll- tha eksperti kryesor i sëmundjeve infektime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anthony Fauci.

Konkluzionet e tij janë në kontrast të dukshëm me pretendimet e vazhdueshme të presidentit Donald Trump se virusi do të zhduket.

Fauci tha se shtetet e bashkuara mund ta vënë nën kontroll virusin me një vaksinë të mirë dhe me masa të kujdesshme sigurie si maskat, larja e duarve dhe distancimi social.

“Ne mund të jemi duke kaluar një valë të tij, më pas mund të përballemi me një tjetër. Nëse do të kemi një vaksinë të mirë, nuk do të jemi në një pandemi, virusi nuk do të ndalë botën dhe nuk do të shkatërrojë ekonominë”, tha ai.  të paktën 39 shtete amerikane, përfshirë Uashington DC dhe Puerto Ricon, kanë lëshuar urdhra që e bëjnë përdorimin e maskës të detyrueshëm dhe vaksinat po avancojnë me shpresën se do të jenë të disponueshme për publikun në 2021. Sidoqoftë, vendi nuk ka një reagim unitar ndaj virusit – tha Fauci.

Shtetet e bashkuara të Amerikës regjistruan 52810 raste të reja të Covid 19 dhe 1388 viktima të mërkurën, sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins.

Kjo e con totalin e infektimeve të konfirmuara në vend në mbi 4.8 milionë dhe viktimat në mbi 158 mijë.

 

 

Top Channel