Moti i keq/ Policia: Mjetet lundruese të mos dalin në det. Në Borsh plazhi bosh (pamje)

05/08/2020 10:06

Policia e Shtetit u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve drejtuesve që të mos dalin në det si pasojë e motit të keq.

“Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorë uji , e çdo mjet tjetër lundrues që përdoret me qëllim turizmi) të mos dalin ne det deri në qetësimin e situatës”, njofton policia.

Ndërkohë që si pasojë e motit të keq pushuesit janë larguar nga plazhet sot.

Pamjet që iu sjellim janë nga Borshi ku siç shihet plazhi është bosh.

Top Channel