Moti i keq në Himarë/ Tre pjesëtarë të një familje dolën në det për të mbledhur rrjetat, gruaja nuk gjendet

05/08/2020 10:11
Ilustrim

Tre persona nga një familje rrezikojnë të mbytën në Himarë .Ata kanë dalë në orët e para të mëngjesit të sotëm në det.

Robert Rama 50 vjeç së bashku me bashkëshorten e tij dhe djalin 25 vjeç kanë dalë për të mbledhur rrjetat me një mjet detar të vogël, por kanë ngecur tek shpella e Pëllumbave, mëson Top Channel.

Raportohet se policia ka mundur të shkojë te shpella e Pëllumbave , por gruaja e cila ka qenë në barkë nuk gjendet dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në det dhe nuk po gjendet.

Ndërkohë djali 25 vjeç është në gjendje të rëndë për jetën, vetëm burri është në gjendje të mirë shëndetësore.

Top Channel