Një shpërthim me eksploziv ka tronditur sërish Elbasanin.

Një lokal në qendër të qytetit i është venë lëndë plasëse dhe për pasojë ka shpërthyer duke dëmtuar objektin dhe duke tronditur edhe qytetarët në lagjen Luigj Gurakuqi në të cilin ndodhet lokali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe eksplozivi është vendosur në pjesën e jashtme të lokalit. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, ndërsa policia tha se ka vetëm dëme materiale në një njoftim zyrtar.

Lokali është marre me qira nga vëllezërit Krios dhe Mateo Toçi, ky i fundit ish-futbollist. Nga hetimet paraprake mendohet se shkak i vënies së eksplozivit mund të jetë edhe konkurrenca pasi në këtë lagje ndodhen disa lokale dhe është një nga zonat më të frekuentuara nga qytetarët e Elbasanit.

Top Channel