​Megan Fox dhe Machine Gun Kelly konfirmojnë zyrtarisht lidhjen në Instagram

31/07/2020 02:47

Edhe pse ishte zonja Green deri kohët e fundit, aktorja 34-vjeçare amerikane Megan Fox ka konfirmuar lidhjen e saj me Machine Gun Kelly. Çifti e bëri publike lidhjen me anë të postimeve në rrjetet sociale.

“Kam kaluar në amshim duke pritur të të gjej përsëri”, shkruan Machine Gun Kelly 30-vjeçar. Gun Kelly postoi një foto bardh e zi me Megan në Instagram dhe e përdori atë për të konfirmuar zyrtarisht një lidhje që prej kohësh po spekulohej nga mediat.

Mediat filluan të spekulojnë për lidhjen e tyre dy muaj më parë, gjë që bëri që Brian Austin Green të fliste publikisht për përfundimin e një martese dhjetë vjeçare midis tij dhe aktores së njohur.

Top Channel