​Hoti flet para takimit në Bruksel: Dialogu teknik ka përfunduar, sot nis dialogu për njohje reciproke

23/07/2020 11:11

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para takimit të sotëm në Bruksel ku pritet të takohen koordinatorët e Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se dialogu nuk ka alternativë, ndërsa dialogu teknik ka përfunduar.

Ai ka thënë se sot në Bruksel ka nisur dialogu për njohje reciproke, dhe draftimi i kësaj marrëveshjeje.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje.Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq.Kosova ka një Kryeministër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë”.

Top Channel