
Digjen makinat me targa RKS/ Kosovë, automjetet ishin në pronësi të qytetarëve serbë
31/03 19:55
Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë Veriore, nga 1259 teste të realizuara, 135 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Ndërsa katër pacientë kanë humbur betejën me Covid-19.
Viktimat janë nga Shkupi, Tetova, Ohri dhe Kërçova. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 142 pacientë të shëruar.
Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 8332 persona me koronavirus, prej të cilëve 4468 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 389 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 3475 raste aktive me Covid-19.
Top Channel