Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin ku dy automjete u përplasen me njëri tjetrin.

Si pasojë e përplasjes mbeten të plagosur drejtuesi dhe pasagjerja në njërin nga automjetet e aksidentuara, të cilët u dërguan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve te policisë dyshohet se shkaku i aksidentit ishte parakalimi i gabuar i njërit nga automjetet.

Policia vijon hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Peqin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, Peqin, mjeti tip “Bmë” me drejtues shtetasin E.D., banues në Cërrik është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin P.H., banues në Peqin.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit “Opel” dhe shtetasja F.H., e cila ishte pasagjere në mjetin tip ” Opel”, të cilët janë transportuar në Spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i aksidentit është parakalimi i gabuar i mjetit tip “BMV “.

Top Channel