12 vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në rrethin e Durrësit janë zbardhur nga policia.

Operacioni i koduar “Periferia”, vuri në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, si rezultat i një pune të mirorganizuar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Periferia”, ndaluan shtetasit:

D. S., 18 vjeç dhe H. Q., 20 vjeç, banues në Manzë, Durrës, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. N., 19 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një periudhë 3-mujore kanë kryer 12 vjedhje në banesa, në fshatrat Shkafanë, Rrotull, Armathë, Radë, Kuçok, Hamall, Kërtushaj, Rrushkull, ku kanë marrë orendi shtëpiake, vlera monetare dhe vegla pune.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja””, njofton policia.

Top Channel