Koronavirusi zbutet në Bergamo, në qershor të gjithë rastet pa simptoma

03/07/2020 16:34

Mjekët në ish-epiqendrën italiane të Covid-19, Bergamo thanë sot se simptomat e sëmundjes nuk janë më të rënda si në muajt e kaluar.

Kreu i sëmundjeve infektive të spitalit Papa Giovanni XXIII, Marco Rizzi tha se një protokoll i ri masash do të hartohet pas zbutjes së simptomave të sëmundjes.

«Të dhënat e spitalit tonë janë interesante për qeverinë pasi kemi qenë nga të parët me numra të mëdhenj të pacientëve. Por katër muaj pas epidemisë ne na mbetet vetëm një njësi për të sëmurët me Covid-19, në katin e katërt. Po flasim për vetëm rreth dhjetë persona që ende nuk e kanë marrë veten. Ndërsa statistikat zyrtare i referohen kryesisht personave që rezultojnë pozitivë pa simptoma apo shenja të koronavirusit”, tha kreu infektiv Rizzi.

Top Channel