Një sherr banal ka përfunduar me plagosjen e dy vëllezërve në Bulqizë nga një i ri.

Pak më parë helikopteri i ministrisë së Shëndetësi ka qenë në zonë ku ka marrë 19 vjeçarin.

Gjithsesi policia njofton që janë jashtë rrezikut për jetën.

Bulqizë/ Informacion paraprak

Rreth orës 20.00, në qytetin e Bulqizës, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.T.,  ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit D.N., dhe A. N., (vëllezër),  të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar menjëherë dhe në ndjekje të tij janë vënë forcat e policisë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Top Channel