Trinjaket Sam, Fat dhe Mel van Wely janë thuajse identike. Ato  nëse nuk mbajnë veshje të ndryshme nuk njihen se kush është njëra apo tjetra. 18-vjeçaret nga Holanda, thonë se  mbajnë veshje të ndryshme për të shmangur konfuzionin. Madje ato janë aq identike sa që dhe mësuesit shpesh i ngatarrojnë.

“Ne jemi gjithmonë bashkë. Kemi ambicie të njëjta. Ne dikur visheshim njësoj, por mësuesit dhe shokët nuk na njihnin”, u shpreh Sam.

Më tej Sam zbuloi se edhe pse nëna i këshillon të ndjekin një stil ndryshe, ato përsëri ndjekin rregullin e tyre.

“Nëna jonë Indira, 51 vjeçe, zhgënjehet kur ne vishemi njësoj. Por në fakt ne këtë stil kemi, çfarë i pëlqen njërës i pëlqen dhe tjetrës dhe kështu kemi zgjedhur që të vishemi njësoj por me ngjyra të ndryshme”, u shpreh Sam.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel