Anulohen për shkak të pandemisë eventet muzikore më të rëndësishme në SHBA

12/06/2020 21:14

Coachella dhe Stagecoach janë dy festivalet që priten me padurim nga të gjithë në SHBA, ndërkohë që pjesa tjetër e botës shijon fotot e vecanta dhe shumëngjyrëshe që realizohen në këto evente muzikore.

Fillimisht ishte menduar se koncertet që mbahen çdo fillim vere do të shtyheshin në tetor, por organizuesit e tyre në një deklaratë për shtyp njoftuan se nuk do të mbahen fare këtë vit.

Coachella dhe Stagecoach njoftohen se do të mbahen prillin e vitit të ardhshëm jo vetëm një fundjavë por 2 javë rresht si asnjëherë më parë.

Top Channel